Kryeministri i ri i Baden-Wurttembergut është turk i martuar me një shqiptare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.05.2026, 09:40

Cem Ozdemir është zgjedhur kryeministër i landit gjerman Baden-Württemberg, një nga rajonet më të pasura dhe më industriale të Gjermanisë, me një Prodhim të Brendshëm Bruto rreth 670 miliardë euro. Ai është i pari politikan me origjinë turke që merr drejtimin e një landi gjerman, duke shënuar një moment historik në politikën e vendit. Ozdemir, 60 vjeç, është përfaqësues i Partisë së Gjelbër dhe ka një karrierë të gjatë politike, përfshirë mandatin si deputet në Bundestag që nga viti 1994 dhe udhëheqjen e partisë për disa vite.

Ai ka lindur në Bad Urach, në Baden-Wurttemberg, në një familje emigrantësh turq që kishin ardhur në Gjermani në vitet 1960 si punëtorë. Nëna e tij ka qenë rrobaqepëse, ndërsa babai punëtor fabrike. Pavarësisht vështirësive në fëmijëri dhe shkollë, ai arriti të studiojë pedagogji sociale dhe u angazhua herët në Partinë e Gjelbër që në fillim të viteve 1980. Në karrierën e tij ka shërbyer edhe si ministër i Bujqësisë në qeverinë federale dhe njihet për qasjen e tij pragmatike mes mbrojtjes së mjedisit dhe industrisë së fortë gjermane të automobilave si Mercedes, Bosch dhe Porsche, që kanë qendrat në këtë land.

Në jetën personale, Ozdemir është i martuar me juristen shqiptare Flavia Zaka, familja e së cilës ka emigruar nga Shqipëria në Kanada. Ai është gjithashtu i njohur si mbështetës i të drejtave të njeriut dhe ka mbajtur qëndrime kritike ndaj autoritarizmit të Rexhep Taip Erdogan. Në vitet e fundit është shfaqur si përkrahës i çështjes së Kosovës dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në mbështetje të saj, duke forcuar profilin e tij si një figurë politike me ndikim ndërkombëtar dhe me fokus në integrimin dhe të drejtat e njeriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit