Ami Kozeli, pupeti i ARRSH do shkurrëzojë me 13 Milionë € nga taksat e popullit autostradën Tr-Dr

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.05.2026, 23:06

Pak ditë pasi u hapën për qarkullim 6 kilometrat e para të zgjeruara të autostradës Tiranë–Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë radhë me në krye pupetin Ami Kozelin ka nisur një tjetër projekt me vlerë miliona eurosh, këtë herë të fokusuar në gjelbërimin dhe përmirësimin estetik të aksit kryesor që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për një tender me fond limit rreth 13.7 milionë euro, që parashikon ndërhyrje nga zona e Doganës deri te nënkalimi i Limuthit. Projekti synon transformimin vizual të hyrjes kryesore rrugore të vendit përmes krijimit të hapësirave të gjelbra, mbjelljes së pemëve dekorative dhe sistemimit urban përgjatë autostradës.

Screenshot

Ky investim ishte paralajmëruar edhe gjatë inspektimit të zhvilluar disa ditë më parë në këtë aks, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas dokumenteve të publikuara nga ARRSH, projekti përfshin mbushje me dhe vegjetal, mbjellje bari, shkurresh dekorative dhe pemësh, si edhe ndërtimin e një sistemi automatik ujitjeje për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara.

Në total, sipërfaqja që do t’i nënshtrohet gjelbërimit arrin në rreth 65 mijë metra katrorë. Trafikndarësja qendrore do të shtrihet në mbi 7 kilometra linearë dhe do të mbushet me shkurre dekorative, ndërsa në anët e autostradës do të mbillen pemë dhe bimësi dekorative në hapësira me gjerësi të ndryshme.

Një pjesë tjetër e projektit lidhet edhe me krijimin e rreth 31 mijë metrave katrorë sipërfaqe me bar, të cilat do të monitorohen dhe ujiten përmes një sistemi të automatizuar me kontroll në distancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit