Taksitë pa shofer risia më e re! A do t’i donit në Shqipëri?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.05.2026, 12:16

San Francisco po përdoren gjithnjë e më shumë robotaksi, makina që lëvizin pa shofer dhe marrin pasagjerë si një taksi normale. Shërbimi më i njohur është ai i kompanisë Waymo, ku qytetarët mund të porosisin makinën përmes aplikacionit dhe ajo vjen vetë në vendndodhje, pa pasur nevojë për drejtues.

Robotaksit lëvizin nëpër rrugët e qytetit, ndalojnë në semaforë, shmangin makinat e tjera dhe çojnë pasagjerët në destinacionin e tyre, madje edhe deri në aeroportin SFO. Banorët thonë se për ta është një eksperiencë e re dhe e çuditshme në fillim, por edhe shumë praktike, sidomos për udhëtime të shpejta brenda qytetit.

Megjithatë, teknologjia nuk është ende perfekte. Në disa raste makinat kanë pasur ndalesa të papritura ose vonesa për shkak të trafikut të rënduar apo situatave të komplikuara në rrugë. Pavarësisht kësaj, robotaksi po shihet si një hap i madh drejt së ardhmes, ku transporti urban mund të bëhet pa shofer dhe më i automatizuar.

Nëse do të vinte një ditë në Shqipëri, a do t’i provonit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit