Në qytetin e Durrës, një nga destinacionet kryesore turistike në vend, janë raportuar disa raste sjelljesh të papërshtatshme nga vizitorë të huaj në zona të ndryshme të qytetit.
Sipas dëshmive nga banorët e zonës, disa turistë janë konstatuar duke kryer veprime të papërshtatshme (kryerja e nevojave personale) pranë mureve antike rrethuese të qytetit, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të zonës.
Ndërkohë në bregdet janë raportuar raste të shumta të plazhistëve të huaj nudo, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe pushuesit e tjerë për respektimin e rregullave të hapësirave publike.
Banorët lokalë i bëjnë thirrje autoriteteve që të rrisin praninë e kontrollit dhe monitorimit në zonat turistike dhe arkeologjike, si dhe të ndërmarrin masa më të rrepta për të garantuar respektimin e rregullave dhe ruajtjen e imazhit të qytetit gjatë sezonit turistik.