Avokatja e 21-vjeçares që ka denoncuar mjekun Nikolla Nunka për ngacmim seksual ka deklaruar se ndaj tij ekzistojnë edhe kallëzime të tjera, të cilat sipas saj shtrihen në një periudhë të gjatë kohore, deri rreth 33 vite më parë. Ajo tha se janë marrë në shqyrtim edhe raste të tjera të ngjashme, përfshirë një denoncim të bërë një vit më parë, duke e cilësuar situatën si një model të përsëritur abuzimi.
Avokatja Refxhei Tola bëri me dije se deri tani nuk është vënë në dispozicion dosja hetimore, pavarësisht kërkesave zyrtare, ndërsa po vijon mbledhja e provave për t’iu dorëzuar prokurorisë dhe policisë. Ndërkohë, nesër pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj mjekut të akuzuar për ngacmim seksual.