“Marinsat” e Kavajës në aksion: Policia e burgut “shkrin dhjamin” sipas rregullave të ushtrisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.05.2026, 21:16

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Kavajë, dita nuk ka nisur me kafen e zakonshme, por me djersë dhe pompa.

Punonjësit e sigurisë kanë kanë veshur uniformat zyrtare për t'iu nënshtruar një testimi fizik të detyruar, sipas urdhrit të fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Për ta bërë situatën edhe më serioze, testimi nuk u bë "shkel e shko", por u realizua sipas Manualit të Testit Ushtarak të Përgatitjes Fizike në Forcat e Armatosura.

Synimi? Vlerësimi i aftësive, forcimi i disiplinës dhe mbi të gjitha, gatishmëria profesionale për të përballuar çdo situatë brenda qelive.

Në pamjet e siguruara efektivët shihen duke vrapuar dhe duke bërë pompa në fushën e blertë, duke treguar se pavarësisht moshës apo kilogramëve, vullneti për të zbatuar urdhrin e eprorit nuk mungon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit