JOQ i siguron 75-vjeçarit ilaçin e shtrenjtë që i duhet për tumorin në tru

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.05.2026, 16:41

I lutemi 75-vjeçarit që ka nevojë për ilaçin e shtrenjtë të na kontaktojë menjëherë! Një djalë i ri është ofruar ta ndihmojë me medikamentin që ministria nuk e ka siguruar për të sëmurët me këtë diagnozë duke i lënë të vuajnë!

Atë që duhet ta bënte ministrja e Shëndetësisë, e bën JOQ dhe shqiptarët e mrekullueshëm solidarë!

Nëse ka diçka që populli ynë shquhet, është padyshim ndihma e pakufizuar që i ofrohet kujtdo që kërkon ndihmë! Kjo është dëshmuar në mijëra raste të vështira për popullin në etapa të ndryshme ndër vite, ku shqiptarët që kanë pak më shumë, atë që kanë, e kanë ndarë me ata që kanë më pak...

Nëse nuk është shteti ai që ju del përkrah kur keni më shumë nevojë, Zoti është i madh dhe jua shtrin dorën atëherë kur mendoni se ju kanë braktisur! 🙏🏻

Prej vitesh, 75-vjeçari nga Tirana po lufton jo vetëm me një tumor në tru, por edhe me mungesën e ilaçit që e mban sëmundjen nën kontroll. I diagnostikuar në vitin 2019 me “Adenoma e Hipofizës”, ai thotë se prej më shumë se dy vitesh medikamenti “Dostinex” është zhdukur pothuajse plotësisht nga farmacitë shqiptare.

Për ta siguruar, pensionisti detyrohet t’i drejtohet tregut informal dhe kontrabandës, pa ditur nëse ilaçi është i sigurt apo origjinal. “Pa të nuk jam mirë. Por nuk kam ku ta gjej,” shprehet ai, ndërsa shton se çdo tabletë kushton rreth 400 lekë, një barrë e rëndë për të ardhurat e tij minimale dhe pensionin qesharak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit