Tregtari i qershive bie në hall: Vijnë provojnë kokrrat por nuk blejnë, arka boshatiset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2026, 12:05

Çmimi i qershive në treg është rritur ndjeshëm këtë sezon, duke arritur nivele që po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë shitjen për tregtarët dhe furnizuesit e vegjël por edhe blerjen nga ana e konsumatorëve.

Në tregun e shumicës, qershitë po shiten rreth 500 lekë për kilogram, ndërsa në pakicë deri në 600 lekë. Megjithatë, hyrja e furnizimit nga disa fshatarë, me çmim rreth 400 lekë, ka prishur ekuilibrat e tregut dhe ka vendosur në vështirësi tregtarët që janë furnizuar me çmime më të larta.

Në këtë situatë, tregtarët shprehen se po përballen jo vetëm me konkurrencën e çmimeve, por edhe me sjelljen e konsumatorëve në treg. Njëri prej tyre tregon se çdo ditë i duhet të përballet me klientë të njohur dhe të panjohur që kërkojnë të provojnë qershitë përpara blerjes.

Marrin nga një e nga dy kokrra për të provuar dhe arka më boshatiset. Na e marrin respektin për dobësi. Po ne kemi blerë mallin dhe duhet ta shesim, jo ta shpërndajmë për prova,” shprehet ai.

Në këto rrethana ai është detyruar të zhvendoset diku tjetër, ku nuk njihet nga klientët, me shpresën se do të shmangë abuzimet dhe do të arrijë të ruajë një fitim minimal nga shitja e qershive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit