“Fantazmë në Astir?” – Çarçafi i varur në kabllo ‘tremb’ fëmijët gjatë natës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.05.2026, 00:20

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga zona e Astirit në Tiranë, ku një objekt i bardhë i varur në errësirë duket se ka trembur fëmijët e lagjes.

Në pamje shihet diçka e bardhë, që duket si çarçaf apo pizhamë, e varur në një tel apo kabllo mbi rrugë. Për shkak të errësirës, objekti nuk dallohet qartë dhe krijon një efekt të frikshëm për kalimtarët, sidomos për fëmijët.

Qytetari që ka dërguar videon shprehet se të vegjlit janë trembur, pasi kanë menduar se bëhej fjalë për një “fantazmë”.

“Janë trembur fëmijët se mendojnë që është fantazmë”, shkruan ai për JOQ Albania.

Videoja është filmuar mbrëmjen e sotme në Astir dhe po shkakton reagime e batuta mes banorëve të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit