Mori miliona € nga AKSHI, Endri Meksi paraqitet në SPAK

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.05.2026, 12:15

Endri Meksi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e SPAK. Sipas raportimeve, Meksi është thirrur nga Prokuroria Speciale në cilësinë e një personi që mund të ketë dijeni mbi një çështje që po hetohet.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse paraqitja e tij lidhet me hetimet për dosjen e AKSHI, por emri i biznesmenit është lakuar prej kohësh për tendera të dyshimtë dhe përfitime të diskutueshme nga fondet publike.

Ndër rastet më të komentuara ka qenë ai i tenderëve të teknologjisë dhe mirëmbajtjes së sistemeve elektronike, ku janë raportuar për procedura me mungesë gare dhe kontrata me vlera të larta të fituara nga kompani të lidhura me Meksin. Po ashtu janë ngritur dyshime edhe për kontrata të lidhura me sektorin e digjitalizimit dhe shërbimeve online shtetërore, ku sipas denoncimeve janë evidentuar pagesa të konsiderueshme dhe procedura që kanë ngjallur debat publik.

Veç milionave të qytetarëve të përfituar pa garë Meksi është vënë në qendër të akuzave edhe për mosdhënie pagash ndaj punonjësve të MCN TV të cilët e kanë denoncuar publikisht por asnjë masë ndaj tij nuk është marrë

Paraqitja e Meksit në SPAK vjen në një moment kur hetimet për çështje që lidhen me tenderat publikë dhe institucionet e teknologjisë janë shtuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse biznesmeni do të ketë rol në hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit