Maturantët e Fushë-Bulqizës festojnë duke shkatërruar shkollën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.05.2026, 11:59

Në Fushë-Bulqizë, maturantët e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” dyshohet se kanë hyrë në ambientet e shkollës gjatë fundjavës, ku në një festë pas përfundimit të vitit shkollor kanë shkaktuar dëme në disa klasa të institucionit arsimor. Sipas dëshmive të para, veprimet e tyre kanë prekur jo vetëm një klasë, por edhe hapësira të tjera mësimore.

Prindër të nxënësve të ciklit 9-vjeçar kanë shprehur shqetësim të madh pasi kanë konstatuar se janë dëmtuar dosje dhe materiale mësimore të fëmijëve të tyre. Ata po ashtu kanë deklaruar se në disa klasa janë gjetur shishe alkooli dhe dyshohet për praninë e lëndëve narkotike, duke e cilësuar ngjarjen si shumë shqetësuese.

Prindërit dhe banorët e zonës kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet dhe zbardhjen e plotë të incidentit. Ata theksojnë se ngjarje të tilla ngrejnë shqetësime serioze për sjelljen e të rinjve dhe nevojën për më shumë kontroll dhe përgjegjshmëri në institucionet arsimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit