Sherr me thika mes të rinjve në Fier, plagosen dy persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.05.2026, 10:49

Një konflikt i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e 10 majit 2026 në Fier, duke lënë të plagosur dy të rinj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 23:00 në spital kanë mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasit R. H., 28 vjeç, me dëmtime në kokë të shkaktuara me sende të forta, dhe D. H., 28 vjeç, i plagosur me mjet prerës. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Fierit dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Pas verifikimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të përfshirë në sherr, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë të Fierit, i njohur edhe si person me precedent penal.

Policia bëri me dije se 36-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për kapjen e tij dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Ndërkohë, dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat për të zbardhur motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit