Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.05.2026, 12:19
Alkooli në timon solli një tjetër tragjedi në Gjirin e Lalëzit. Një përplasje fatale kokë më kokë mes dy automjeteve, të drejtuara nga shoferë në gjendje të dehur rëndë, i mori jetën një 57-vjeçari dhe la tre persona të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur dy mjetet u përplasën frontalish me forcë të madhe. Viktima, që udhëtonte si pasagjer në njërën prej makinave, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Të plagosur mbetën edhe dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas verifikimeve të policisë, të dy shoferët rezultuan “tapë” në timon, pasi kishin konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli para aksidentit. Dyshohet se humbja e kontrollit nga dehja çoi në përplasjen tragjike.
Pas ngjarjes, uniformat blu kanë vënë në pranga të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR