Nën hetim nga SPAK, Beci nuk zë mend, në shkelje i jep 900 mijë € Arbër Abazit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.05.2026, 11:15

Bashkia e Shkodrës ka finalizuar një kontratë për mbledhjen dhe transportin e mbetjeve urbane në qytet, duke ia dhënë shërbimin kompanisë Alko Impex Construction me një vlerë rreth 880 mijë euro për një periudhë 8-mujore. Sipas dokumenteve të Agjencisë së Prokurimit Publik, tenderi me fond limit 87.3 milionë lekë është zhvilluar me dy oferta, por pa një garë reale, pasi vetëm njëra prej tyre ka qenë efektivisht konkurruese.

Në procedurë, Alko Impex Construction ka paraqitur ofertë prej 84.3 milionë lekësh, ndërsa kompania tjetër “Rej shpk” nuk ka ofruar një çmim konkurrues, duke e bërë procesin praktikisht formal. Si rezultat, Bashkia e Shkodër e ka shpallur fituese kompaninë e vetme që ka mbetur realisht në garë, duke ngritur pikëpyetje mbi standardet e konkurrencës në prokurimet publike.

Në sfond të kësaj kontrate, kryetari i bashkisë Benet Beci ndodhet në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pronari i kompanisë fituese Arbër Abazi është përmendur në hetime të Prokurorisë së Posaçme për disa tendera të mëdhenj. Në këtë situatë, ku institucionet dhe bizneset shpesh përfundojnë në të njëjtin rreth hetimesh, krijohet përshtypja e një sistemi ku garat publike zhvillohen më shumë si formalitet sesa si konkurrencë reale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit