Sherri i tij me Ruçin la të vrarë Ismailin, flet i plagosuri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.05.2026, 11:25

Një konflikt i vjetër për një beach bar në bregdet përfundoi në tragjedi mbrëmjen e 7 majit, ku mbeti i vrarë biznesmeni dhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Rexhep Ismaili, ndërsa u plagos Kostandin Vogli. Në dëshminë para hetuesve, Vogli ka deklaruar se përplasja me Viktor Ruçi kishte nisur prej kohësh për mosmarrëveshje financiare lidhur me biznesin e beach bar-it. Sipas tij, pas arrestimit dhe burgosjes së mëparshme, Ruçi kishte larguar vëllain e Voglit nga aktiviteti, duke e kthyer konfliktin në një “llogari të hapur” mes palëve. Ironia e fortë e ngjarjes është se tentativa për “sqarim” në lokal përfundoi me armë automatike, plumba dhe një viktimë në mes të qytetit.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” mësohet të ketë deklaruar Vogli.

Sipas hetimeve paraprake, në lokal kishin shkuar Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla për t’u përballur me Ruçin. Hetuesit dyshojnë se gjatë sherrit Ismaili mori një armë automatike dhe qëlloi disa herë ndaj grupit, ndërsa më pas Tabaku e goditi me pistoletë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje të forta mbi përplasjet për interesa biznesi, qarkullimin e armëve dhe faktin se konfliktet private po zgjidhen me “gjyq plumbash”, ndërsa rendi publik mbetet spektator pas krismave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit