Masakroi me thikë gruan, 60-vjeçari maqedonas arrestohet te varri i djalit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.05.2026, 09:07

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonë e Piacenzas në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij brenda apartamentit ku jetonin. Pas krimit, Hako Vitanov ka tlefonuar numrin e emergjencës 112, duke u thënë operatorëve: “Ejani, kam vrarë gruan time”.

Më pas ai u largua nga banesa, duke humbur gjurmët. Menjëherë pas telefonatës, policia dhe karabinierët mbërritën në apartamentin e çiftit, në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenza. Brenda sallonit, pranë divanit, u gjet trupi i pajetë i 56-vjeçares Milena Vitanova, i shtrirë në një pellg gjaku. Pranë trupit ndodhej edhe një thikë, që dyshohet se është përdorur në krim.

Sipas hetimeve të para, viktima kishte shenja të dukshme në duar, çka lë të dyshohet se ka tentuar të mbrohej nga sulmi fatal. Autori u gjet rreth dy orë më vonë në Cimitero Monumentale di Piacenza, pranë varrit të djalit të tij, i cili kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Mediat italiane raportojnë se 60-vjeçari kishte tentuar t’i jepte fund jetës duke prerë damarët, por u neutralizua në kohë nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit