Shoferi i paduruar i kamionit futet në parakalim dhe bllokon komplet trafikun

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2026, 12:00

Qytetarët që udhëtojnë çdo ditë në aksin dytësor Tiranë–Vorë përballen me një trafik të rënduar dhe shpesh të pakontrolluar. Gjendja e amortizuar e rrugës, e shoqëruar me fluks të lartë automjetesh, shkakton formimin e radhëve kilometrike dhe vonesa të vazhdueshme.

Situata rëndohet më tej nga disa drejtues mjetesh të cilët, në përpjekje për të shmangur trafikun, kryejnë lëvizje në kundravajtje, duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Në një denoncim të fundit të mbërritur në redaksinë tonë, shihet një rast shqetësues ku një kamion kryen manovra të rrezikshme parakalimi, duke u përballur rrezikshëm me një tjetër mjet të rëndë në këtë segment rrugor.

Qytetari denoncues i bën thirrje Policisë së Shtetit që të shtojë kontrollet dhe monitorimin në këtë aks, duke theksuar se situata të tilla përsëriten çdo ditë dhe përbëjnë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit