I përgjumur në timon? Shoferi humb kontrollin dhe aksidentohet, plagoset i ati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2026, 10:04

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Spitallës, në lagjen 15 të Durrësit.

Sipas informacioneve nga qytetarët, në aksident është përfshirë një automjet tip “Ford” i bardhë, ku drejtues ishte djali, ndërsa pasagjer babai i moshuar.

Mjeti “Ford” ka përplasur makinat e parakuara anës rrugës dhe është pëmbysur në rrugë duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Dy personat që ndodheshin në mjet janë transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për sigurinë rrugore, duke theksuar se kjo është një ndër rrugët më problematike dhe tepër e mbingarkuar në Spitallë. Ata apelojnë për më shumë kujdes nga drejtuesit e mjeteve dhe kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për vendosjen e semaforëve apo pengesave për uljen e shpejtësisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit