“Ta hap ballin, t’i q* robt”, familja Bizgjoni cubat e Arapajt, policia i mbron

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.05.2026, 10:23

Në redaksinë e JOQ kanë mbërritur video ku shfaqet gangsterllëku i një 22 vjeçari problematik në Arapaj i mbrojtur dhe nga motra, nëna dhe babai. Banorë të lagjeve në Arapaj denoncojnë familjen Bizgjoni përfshirë shtetasit Aldi Bizgjoni dhe Sonilda Bizgjoni, si dhe prindërit e tyre se prej kohësh shkaktojnë konflikte, kërcënime dhe pasiguri në komunitet, ndërsa pretendojnë se i riu i familjes kryen manovra të rrezikshme me automjet brenda rrugicave të banuara që rrezikojnë jetën e banorëve dhe fëmijëve, duke shtuar se pavarësisht denoncimeve të përsëritura në polici nuk është marrë asnjë masë konkrete dhe situata vijon të mbetet e pazgjidhur. Veç kësaj, familja Bizgjoni bën të fortin, kërcenon me thikë, shan dhe kjo nën hundën e Policisë së Shtetit që i mbron.

Denoncimi: 1

Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj një situatë tepër shqetësuese që po kalojmë në lagjen tonë. Bëhet fjalë për shtetasit Aldi Bizgjoni dhe Sonilda Bizgjoni, së bashku me mamin dhe babain e tyre. Kjo familje nuk na lë rehat në asnjë moment: na zënë rrugën që të mos kalojmë, na ofendojnë e na shajnë pa asnjë shkak, dhe djalit të tyre nuk i pushon makina duke bërë xhiro e shpejtësi të çmendur nëpër rrugicat e lagjes. Shikoje kete video si na dalin me arme te ftohta per te na goditur. Kemi shkuar e jemi ankuar dhjetëra herë në polici. Na mbajnë aty nga dy orë sa për të kaluar radhën dhe në fund nuk bëjnë asgjë, i lënë prapë të lirë të na terrorizojnë. E dini pse? Sepse kanë miq të fortë brenda dhe japin lekë! Çfarë pret policia të ndodhë? Të përsëritet ajo tragjedia si në Kënetë ku vdiqën dy fëmijë të vegjël që pastaj të kujtohen e të marrin masa?!

Denoncimi: 2

Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj një situatë tepër shqetësuese që po kalojmë në lagjen tonë Arapaj djali ne fjale është një person që na ka humbur qetësinë dhe sigurinë prej kohësh. Nuk mjaftojnë kërcënimet e vazhdueshme që na bën, por rrezikon jetën e të gjithëve, përfshirë fëmijët, duke bërë drift dhe duke ecur me shpejtësi marramendëse me makinë brenda rrugicave të lagjes. Ajo që është më skandaloze, është fakti që kemi shkuar disa herë në polici për ta denoncuar me fakte, por as që e marrin mundimin ta vlerësojnë si rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit