Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat Lushnje, pranë fshatit Çukas.
Në mjet udhëtonin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin në kohë sapo kanë konstatuar tym në automjet.
Pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë zjarrfikësja e Lushnjes, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në sistemin e mjetit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.