Shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.05.2026, 08:27

Aktgjykimi përfundimtar gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.

Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka bërë për avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili në një përgjigje për RTK ka konfirmuar lajmin e raportuar në media.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.

Ndonëse fillimisht u parashikua që vendimi të shpallej më 19 maj, afati është shtyrë në përputhje me Rregulloren e Gjykatës Speciale. Kjo rregullore i jep trupit gjykues 90 ditë kohë për verdiktin, me një mundësi zgjatjeje prej 60 ditësh shtesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit