Një vajzë i është drejtuar redaksisë tonë për të raportuar një incident shqetësues që, sipas saj, ka ndodhur gjatë udhëtimit me transport publik nga Durrësi drejt Tiranës.
Në denoncimin e saj, ajo shprehet se burri që shihni në pamje ka kryer veprime të papërshtatshme dhe të turpshme brenda autobusit, duke i shkaktuar shqetësim asaj gjatë gjithë rrugës.
Ajo thotë se ky person vetëkënaqej teksa shihte vajzën ndërkohë bënte lëvizje të kota për të mos rënë në sytë e pasagjerëve të tjerë.
Vajza shprehet se raste të tilla po shtohen çdo ditë e më tepër prandaj kërkon ndërhyrje më të fortë nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar dhe ndëshkuar sjellje të tilla në transportin publik.
Ajo apelon që autoritetet të marrin masa për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e pasagjerëve gjatë përdorimit të autobusëve urbanë.
Denoncimi i vajzës:
Prsh joqalbanja jam një vjaz me banim në Durrës doja të denoncoja këtë perversin që bënte shkime dhe veprime të turpshme në autobuzin e Durrësit sa e sa nga këto shtohen qdo dit meritojn ndëshkime të rënda nga instuticionet përkatëse të lutem Anonim flm nëse e publikoni