“Kërkon shokët…”, flet babai i 8-vjeçarit që mbijetojë në Durrës: Nuk më duhet ndjesa

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.05.2026, 13:58

Babai i 8-vjeçarit që arriti t’i mbijetojë aksidentit tragjik të ndodhur dy ditë më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka rrëfyer gjendjen e të birit, i cili po trajtohet në një spital në Tiranë.

Në një intervistë për media, ai tregoi se djali ka pësuar dëmtime serioze në legen, në këmbë dhe në mushkëri.

Sipas tij, i mituri vazhdon të kërkojë shokët, duke besuar se ata janë ende gjallë. Për momentin e aksidentit, 8-vjeçari nuk mban mend pothuajse asgjë, përveç faktit që makina lëvizte me shpejtësi të madhe.

“E mora djalin dhe u nisa drejt Tiranës, pasi spitali i Durrësit më referoi këtu. Ai komunikonte, por kërkonte vazhdimisht shokët… Njëri nga fëmijët shpëtoi pa u prekur, pasi ishte në anë të biçikletës. Djalin e nxorën nga reanimacioni dhe tani ndodhet në dhomë më vete. Gjendja e tij është e rënduar. Pyeste vetëm për kushëririn, nëse kishte pësuar të njëjtin fat si ai… I tregova një foto të personit të arrestuar dhe e njohu. Vetëm atë kujton. Ka një thyerje në legen dhe dëmtime në këmbë, ndërsa në mushkëri ka pësime të tjera. Më thotë vetëm që makina ishte shumë e shpejtë…”, u shpreh babai.

Duke folur për drejtuesin e automjetit, ai theksoi se bëhet fjalë për një person problematik, i njohur për shkelje të përsëritura, si tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i alkoolit.

“Ai ka qenë gjithmonë problematik. E kemi denoncuar disa herë në polici. Ka pasur vazhdimisht probleme si me shpejtësinë, ashtu edhe me alkoolin,” tha ai.

Sa i përket ndjesës publike të familjarëve të autorit, babai i të miturit u shpreh prerë: “Nuk më duhet ndjesa.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit