Pak javë më parë ose saktësisht fill pas marrjes së detyrës së re, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dha një urdhër të prerë për heqjen e patrullave në rrugë për të shmangur ndalimet pa arsye të qytetarëve dhe mjeteve duke u shkaktuar atyre vonesa.
Por në vend të heqjes së patrullave rrugore, efektivët e policisë vijojnë sërish kontrollet duke u pozicionuar të fshehur pas pemëve dhe shkurreve përgjatë rrugëve, një zanat i vjetër i tyre.
Së fundmi, një qytetar ka denoncuar një rast të ngjashëm në Durrës, ku policët janë vendosur pas shkurreve të një biznesi privat, duke ndaluar automjetet në mënyrë të papritur.
Nuk dihet ende nëse këto kontrolle janë rikthyer pas aksidentit fatal të ndodhur në zonën e ish-Kënetës ku 2 fëmijë humbën jetën, apo nëse bëhet fjalë për patrulla të fshehta, në kundërshtim me urdhrin për rritjen e transparencës në kontrollin rrugor.
Qytetarët shprehen të shqetësuar se këto praktika nuk janë në përputhje me ligjin e ri rrugor dhe kërkojnë më shumë qartësi mbi mënyrën se si po zbatohen kontrollet nga policia.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje joq ne durres nuk po zbatohet ligji i ri rrugor policet dalin postobllok anonim