Çmimet kanë arritur stratosferën te ne: 5 produkte 25 mijë lekë, të njëjtat në Angli 9£

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2026, 12:58

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore në Shqipëri po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve, duke e bërë gjithnjë e më të shtrenjtë shportën bazë të konsumit të përditshëm.

Një qytetar ka sjellë një krahasim të drejtpërdrejtë mes tregut shqiptar dhe atij anglez, duke treguar listën me 5 produkte ushqimore të blera në të dy vendet.

Ai ka treguar se në Shqipëri ka blerë 5 produkte (fasule dhe qiqra të konservuara, gjalp kikiriku, asparag dhe lulelakër) rreth 25 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Angli e njëjta listë produktesh i ka kushtruar vetëm 8.7 paund, edhe pse në version “bio”.

Kjo diferencë e madhe në çmim ngre pikëpyetje mbi nivelin e kostove të jetesës dhe fuqinë blerëse në Shqipëri, veçanërisht për produkte bazë që konsumohen rregullisht në familje.

Një situatë e tillë në dukje vështirësitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë për përballimin e produkteve bazë që konsumohen çdo ditë në familje ndërkohë që rrogat janë minimale dhe të papërfillshme.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, 5 gjera gati 25 mije lek ne shqiperi e njejta fature ne angli te gjitha gjerat bio 8.7

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit