Nikoll Radaçi ka përshkruar para hetuesve momentet para aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Ai deklaron se, teksa po lëvizte me rreth 30 km/h, një automjet i ka dalë papritur nga një rrugicë, duke e detyruar të devijojë dhe të përfundojë mbi trotuar, ku ndodheshin fëmijët.
Sipas dëshmisë së tij, automjeti nuk ka arritur të ndalojë menjëherë dhe ka vijuar për disa metra më tej. Pas aksidentit, ai është ndalur, ka dalë nga makina dhe u ka kërkuar punonjësve të një dyqani pranë të njoftonin policinë, duke qëndruar aty deri në mbërritjen e forcave të rendit, të cilat e kanë shoqëruar në komisariat.
57-vjeçari përballet me akuzat për “largim nga vendi i aksidentit” dhe “drejtim të parregullt të automjetit”. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte konsumuar një birrë para se të drejtonte mjetin, ndërsa ka deklaruar se nuk mban mend detaje për automjetin tjetër dhe nuk i njihte viktimat.