Frika nga hakmarrja, familja e Radaçit largohet, i vë drynin shtëpisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.05.2026, 09:01

Një atmosferë zie ka përfshirë Durrësin, ku qindra qytetarë i dhanë lamtumirën dy të miturve që humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një automjet në zonën e ish-kënetës. Familjarë, të afërm dhe banorë të zonës u bashkuan në ceremoninë mortore për të nderuar jetët e ndërprera në mënyrë të parakohshme.

Ndërkohë, familja e autorit të aksidentit Nikoll Radaçi, ka zgjedhur të qëndrojë larg në këtë moment të vështirë. Banesa e tyre është mbyllur dhe raportohet se bashkëshortja dhe djali janë larguar. Në një reagim publik, ata kanë shprehur dhimbjen e thellë dhe kanë kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur.

Në letrën e tyre, familja thekson se asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë jetët e humbura, por ndjejnë detyrimin moral për të kërkuar ndjesë dhe për të shprehur respektin dhe keqardhjen më të sinqertë ndaj familjeve të viktimave. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit