Në Durrës trotuaret nuk janë për njerëzit por për makinat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2026, 16:00

Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë problematike në zonën e Vollgës, ku sipas saj mungon ndërgjegjësimi dhe kontrolli nga autoritetet përkatëse.

Ajo thotë se automjetet parkohen rregullisht mbi trotuare, duke zënë hapësirat e dedikuara për këmbësorët dhe duke vështirësuar lëvizjen e tyre. Sipas qytetares, kjo situatë vijon prej kohësh pa ndërhyrje, ndërsa mungesa e prezencës policore e përkeqëson edhe më tej problemin.

Banorët kërkojnë masa konkrete dhe rritje të kontrolleve për të garantuar respektimin e rregullave dhe sigurinë e këmbësorëve në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit