Familja e shoferit 57-vjeçar, Nikoll Radaçi, që shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë, është larguar nga banesa e tyre.
Mësohet se familja e Radaçit është larguar mbrëmjen e kaluar në orët e vona, nën shoqërimin e policisë, ndërsa banesa aktualisht është e mbyllur.
Nga ana tjetër Durrësit sot është në zi pasi i jep lamtumirën dy të miturve që humbën jetën tragjikisht që u përplasën nga një automjet i drejtuar nga një 57-vjeçar në gjendje të dehur, teksa po luanin me top.