“Fëmijët i ruan Zoti, makinat parkohen para shkollës dhe në mes të vijave të bardha”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2026, 13:38

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për sigurinë e nxënësve në zonën përreth shkollës “Ali Agjah” në Elbasan, në rrugën Abdyl Kajanaku.

Ajo ka treguar se rruga pranë këtij institucioni arsimor është e ngushtë dhe pa trotuare, duke bërë që fëmijët të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të përditshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Ajo shton se problematikë serioze mbetet edhe parkimi i automjeteve përgjatë gjithë segmentit rrugor, përfshirë edhe mbi vijat e bardha, çka sipas saj e rëndon më tej situatën e qarkullimit.

Sipas saj fëmijët i ruan Zoti, sepse makinat dhe furgonat hyjnë pa kriter dhe me shpejtësi, ndërsa thekson mungesën e prezencës së policisë rrugore dhe asaj bashkiake në zonë.

Ajo nënvizon gjithashtu se shkolla ndodhet vetëm pak metra larg Bashkisë, por sipas saj nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar situatën.

Qytetarja i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe për të rregulluar situatën e parkimeve dhe qarkullimit në këtë segment rrugor.

Denoncimi i qytetares:

Persh JOQ. Ketu jemi ne shkollen Ali Agjah ne Elbasan, rruga Abdyl Kajanaku, ketu nuk ka asnjeri siguri per nxenesit sepse rruga e ngushte e pa trotuare na i ve femijet perdite ne rrezik, plus kesaj sic e shikoni makinat parkojne pergjate gjithe shkolles madje dhe ne vizat e bardha sic e shikoni. Polic nuk te shikon syri ne asnje qosh, keto femije i ruan Zoti se ktu makinat e furgona hyjne pa kriter e me shpejtesi. Jemi shume pak metra larg Bashkise, e asnje polic bashkiak nuk duket ketu sepse Bashkia eshte ineksistente. Publikojeni ju lutem.

Dua te theksoj se shkolla eshte nje shkolle model, dhe dera e shkolles rri mbyllur e me roje. Problematiken e kemi me rrugen sic e shikoni e ne video

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit