Aksident në Drenas, ndërpritet qarkullimi në të dy drejtimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.05.2026, 20:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drenas, përkatësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Raportohet se në aksident janë të përfshira disa automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet emergjente.

Deri në publikimin e lajmit, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar plotësisht në të dy drejtimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit