Hapet degë studimi për të mësuar mbi magjinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.05.2026, 11:46

Një program i ri masteri në Universitetin e Exeter pritet të sjellë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar një studim të dedikuar tërësisht magjisë dhe shkencave okulte. Ky program vjen në një kohë kur interesi publik për folklorin, praktikat mistike, leximin e tarotit dhe kristalet është në rritje.

Sipas njoftimeve akademike, programi nuk synon të mësojë praktika magjie, por të analizojë historinë, zhvillimin dhe ndikimin kulturor të fenomeneve okulte në shoqëri. Studimet do të përfshijnë gjithashtu mënyrën se si këto besime kanë ndikuar në shkencë, kulturë dhe mendimin njerëzor ndër shekuj.

University of Exeter thekson se ky kurs është pjesë e qasjes akademike ndërdisiplinore, duke trajtuar okultizmin si fenomen historik dhe social, dhe jo si praktikë e aftësive mbinatyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit