“Bleva një pako qofte për fëmijët te KMY-ja, gjeta këto copa kockash”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.05.2026, 20:40

Një qytetare nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore.

Sipas saj, pasi kishte blerë një pako qofte të markës KMY në një dyqan, ka konstatuar brenda produktit copa të dyshimta që ngjajnë me kocka. Ajo shprehet se produktin e kishte marrë për fëmijët, çka e bën situatën edhe më alarmante.

Qytetarja ka dërguar edhe një video, ku tregon qartë përmbajtjen e produktit dhe fragmentet e forta që pretendon se janë gjetur brenda. Në reagimin e saj, ajo shprehet e revoltuar:

“Sa u morën qoftet. Brenda kishte këto. As vetë nuk e di çfarë janë. I kemi marrë te KMY-ja. Sa u morën. O Zot, lekët që marrin ilaçe t’i bëjnë, nuk kam më fjalë çfarë të them… nuk po dimë se çfarë po hamë.”

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë dhe standardet e produkteve ushqimore që hidhen në treg. Mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse do të reagojnë për të verifikuar këtë denoncim dhe për të marrë masat e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit