Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.05.2026, 12:22

Një grua nga Gjakova është arrestuar pas postimit të një video-incizimi në rrjetin social Snapchat, ku shfaqej duke mbajtur armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, është konfiskuar një pistoletë nga e dyshuara, së bashku me dy karikatorë të zbrazët.

“E dyshuara femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarri. Nga e dyshuara është konfiskuar arma-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët”, tha policia.

Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit