Belkisa, vetëm një muajshe po lufton për jetë, vogëlushja ka nevojë për ne

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.05.2026, 11:57

KUSH KA MUNËSI TË NDIHMOJË BELKISËN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Një histori që të prek thellë vjen nga dy prindër që po përballen me një nga sfidat më të vështira që mund t’i ndodhë një familjeje. Vajza e tyre Belkisa, vetëm 1 muajshe, po lufton për jetën në një spital në Itali, ndërsa prindërit përpiqen çdo ditë të qëndrojnë të fortë për të.

E vogla ka kaluar tashmë dy ndërhyrje të vështira në zemër në spitalin pediatrik Bambino Gesù, por beteja nuk ka përfunduar. Gjendja e saj mbetet e brishtë dhe sipas mjekëve, ajo do të ketë nevojë edhe për dy operacione të tjera jetike: një kur të mbushë 6 muaj dhe një tjetër rreth moshës 4-vjeçare.

Ndërkohë që shpresa për shërim mbetet e gjallë, realiteti financiar është bërë një barrë e rëndë për familjen. Qëndrimi i gjatë në Itali ka sjellë kosto të larta mujore që mezi përballohen:

– Qeraja e banesës arrin të paktën 1000 euro në muaj – Ushqimi kushton rreth 600 euro për dy persona – Transporti ditor drejt spitalit shkon rreth 100 euro në muaj

Edhe pse shpenzimet spitalore janë mbuluar për 6 muaj, qëndrimi i Belkisës pritet të zgjasë të paktën 10 muaj, ndërsa më pas do të nevojiten kontrolle të vazhdueshme çdo javë për disa muaj të tjerë.

Mes kësaj beteje të gjatë, prindërit e saj ka zgjedhur të mos heshtë, por të kërkojë ndihmë me një apel të sinqertë dhe plot dhimbje. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një dritë shprese për këtë familje që po përpiqet të shpëtojë jetën e vajzës së tyre.

Në një kohë kur një zemër e vogël po lufton fort për të rrahur, solidariteti njerëzor mund të bëjë diferencën më të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit