Qendrës Shëndetësore te ‘Treshi’ i ka rënë suvaja, muret plot me lagështirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2026, 10:09

Një banor i zonës së Bregut të Lumit në Tiranë ka denoncuar kushtet e papërshtatshme të qendrës shëndetësore funksionale në këtë lagje, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Sipas qytetarit, në zonën e “Treshit” dhe afër shkollës “Kol Jakova”, banorët përballen me vështirësi serioze për të marrë shërbimet bazë mjekësore. Ai thekson se ambientet ekzistuese janë në gjendje të amortizuar, me mure të lagështa dhe suva të rëna, çka përbën rrezik dhe nuk ofron kushte minimale për trajtim shëndetësor.

Banorët e zonës apelojnë për ndërtimin ose rikonstruksionin e një qendre shëndetësore të rregullt, që do të garantonte kushte dinjitoze dhe shërbime të aksesueshme për komunitetin.

Ky denoncim vjen si një thirrje për institucionet përgjegjëse që të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve dhe plotësimin e nevojave urgjente të banorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershndetje jam nji banori bregut te lumit ju lutem publikoje qe te kemi dhe ne nji qender shndetsore te rregull. Nishtula nr3 bregu lumit tek trreshi, Shkolla Kol Jakova

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit