Një person vetëvaret në një kullë vrojtimi në Vlorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.05.2026, 08:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një person është gjetur i pajetë në një kullë vrojtimi. Rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi identitetin e viktimës.

Dyshimet e para flasin për një akt vetëvarjeje, që mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00. Kanë qenë disa kalimtarë ata që kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar menjëherë autoritetet për situatën.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një reagim zyrtar me më shumë informacion mbi këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit