Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.05.2026, 08:23
Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Aksioni është shtrirë në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si edhe në bashki të tjera përreth.
Deri tani raportohet se janë lëshuar gjithsej 26 masa sigurie, ku 10 persona janë arrestuar, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 8 të dyshuar janë ndaluar më herët në kuadër të të njëjtit hetim. Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar edhe 20 urdhërkontrolle banesash.
Gjatë kontrolleve është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe pajisje elektronike, përfshirë celularë që dyshohet se janë përdorur për veprimtari kriminale. Aksioni po vijon në disa zona të Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, si dhe në bashki të tjera të qarkut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR