Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.05.2026, 10:18
Hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Korçës ndaj ish-zyrtarëve të burgut të Drenovës kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me lejimin e hyrjes së modeles kosovare Ziza Pajaziti në një takim special me të dënuarin me burg përjetë Laert Haxhiu. Në dosjen hetimore është administruar një deklaratë noteriale, sipas së cilës Pajaziti ka pretenduar se ka qenë bashkëjetuese e Haxhiut, gjë që sipas saj i ka dhënë të drejtën për të hyrë në takim.
Sipas materialeve hetimore, kjo deklaratë është dorëzuar fillimisht në Drejtorinë e Burgut të Drenovës dhe më pas është kaluar në Prokurorinë e Korçës, e cila po verifikon rrethanat e lejimit të hyrjes së saj në burg. Në bazë të këtyre zhvillimeve, hetuesit po shqyrtojnë edhe përgjegjësinë e ish-drejtorit të burgut Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së institucionit Sokol Kaçoli, të dy të dyshuar për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, vetë Ziza Pajaziti prej më shumë se një viti nuk është bërë e mundur të gjendet nga autoritetet, të cilat kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Brendshme për identifikimin e vendndodhjes së saj. Deri më tani, askush nuk është marrë i pandehur në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht mënyrën se si janë dhënë lejet për takime speciale në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR