Zbulohet emaili që terrorizoi TOPTANIN: Do vrasim fëmijët e shqiptarët me 4 kg eksploziv!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.05.2026, 10:10

Fundjava e shkuar u karakterizua nga momente ankthi dhe pasigurie në Tiranë, pasi në një prej qendrave tregtare në Tiranë, Toptani Shopping Center, u përball me alarme për vendosje eksplozivi. Situata detyroi ndërhyrjen urgjente të autoriteteve dhe evakuimin e menjëhershëm të qytetarëve.

Incidentet ndodhën gjatë së shtunës dhe të dielës, kur përmes mesazheve elektronike u kërkua boshatisja e ambienteve. Forcat xheniere zhvilluan kontrolle të detajuara në të tre objektet, duke verifikuar çdo hapësirë. Në përfundim të operacioneve, u konstatua se bëhej fjalë për alarme të rreme, megjithatë ndikimi në publik dhe në aktivitetin e bizneseve ishte i ndjeshëm.

Qendra tregtare ka marrë një email kërcënues, i dërguar nga adresa [email protected]. Mesazhi përmbante formulime të rënda dhe alarmante si: “Është ora e fundit, do t’ju vrasim”, “Sonte në orën 21:30 do të vrasim fëmijë e shqiptarë” dhe “Kemi vendosur dhe fshehur me kujdes 4 kg eksploziv me detonatorë”. Në fund të emailit ishte vendosur shprehja “Allahu Akbar”, e përdorur në këtë rast në kontekst kërcënues, ndërsa mesazhi shoqërohej edhe me një imazh arme zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetime intensive për të identifikuar autorin, duke u fokusuar në gjurmimin e adresës elektronike dhe origjinës së mesazhit. Dyshimet paraprake flasin për një alarm të rremë të organizuar, por hetuesit nuk përjashtojnë as skenarin e një veprimi të qëllimshëm për të përhapur panik dhe pasiguri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit