U filmua me “pistoletë”, reagon Shpëtimi: Ishte lodër! I njohuri: Është me kartelë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.04.2026, 23:59

Pas publikimit të videos që shkaktoi panik në një linjë urbane pranë Kthesës së Kamzës, ka ardhur reagimi i personit që shfaqej me një “pistoletë” në dorë, si dhe i një të njohuri të tij.

Vetë personi në video identifikohet si Shpëtim Lipo dhe pretendon se objekti që mbante nuk ishte armë e vërtetë, por një pistoletë lodër.

“Jam Shpëtim Lipo. Ajo që keni parë ishte një pistoletë kallçuku. Nuk jam kriminel, jam njeri me rregulla… ishte një lojë,” – shprehet ai në reagimin e tij, ndonëse komunikimi i tij duket i çrregullt.

Ndërkohë, një person që pretendon se e njeh nga afër, thotë se bëhet fjalë për një individ me probleme të shëndetit mendor, i cili sipas tij ka kaluar trauma në jetë dhe nuk përbën rrezik për qytetarët.

Sipas këtij reagimi, “arma” ka qenë thjesht një objekt fallco dhe personi nuk ka mundësi të sigurojë një armë të vërtetë. Ai shton gjithashtu se sjellja e tij e paqartë në komunikim është e dukshme dhe lidhet me gjendjen e tij shëndetësore.

Edhe qytetari që dërgoi videon në redaksinë tonë thekson se, sipas informacioneve që ka marrë më pas, personi në fjalë është i pajisur me kartelë dhe nuk paraqet rrezikshmëri reale, pavarësisht panikut që shkaktoi në momentin e incidentit.

Megjithatë, situata e regjistruar mbetet shqetësuese, pasi prania e një objekti që ngjan me armë në ambiente publike, sidomos në transportin urban, krijon frikë dhe pasiguri te qytetarët.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të verifikojnë rastin dhe do të sqarojnë plotësisht rrethanat, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit