Ky është personi që vdiq në vendin e punës në Gjakovë, e zuri kamioni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.04.2026, 22:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht gjatë procesit të punës.

Viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rreth orës 09:55 kanë pranuar informatën për incidentin.

Sipas saj, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin transportues, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur.

Pas këtij rasti tragjik, Policia ka ndaluar edhe një të dyshuar për 48-orë, me vendim të prokurorit.

“Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, është ndaluar për 48 orë”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit