Anëtari i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së partisë që për zgjedhjet e reja ta fusë në listën e kandidatëve për deputetë edhe ish-ministrin dhe ish-deputetin Agim Veliun.
Ukaj ka thënë se Abdixhiku, në procesin e bashkimit të së djathtës duhet ta fusë fillimisht në listë Agim Veliun, e pastaj të larguarit dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së.
“Thirrje/Kërkesë, Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe kryesisë qendrore. I nderuar kryetar, Ju bëjë thirrje që në procesin e bashkimit të së djathës në LDK-ja ta keni parasysh fillimisht futjen në listë të Agim Veliut e pastaj të futen në listë të larguarit dhe të gjithë ata ose ato kandidate potenciale që dëshirojnë të na bashkangjiten. Faleminderit në mirëkuptimin tuaj”, ka thënë Ukaj.