Aksident me fatalitet në Gjakovë – vdes motoçiklisti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.04.2026, 11:40

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.

“Si pasojë i njëjti e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit