Vrasja e 44-vjeçarit shqiptar në Greqi: Trupi i pajetë u gjet në një stallë, arma ende jo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2026, 09:31

Një ngjarje tronditëse është në zhvillim që prej ditës së djeshme (28 prill) në zonën e Burnias, në Messinia të Greqisë, pas zbulimit të një burri të pajetë brenda një stalle, me plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, viktima kishte një plagë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë gjahu, ndërsa të dhënat fillestare çojnë drejt dyshimeve për një krim. Arma e përdorur nuk është gjetur ende.

Autoritetet u njoftuan nga çifti që e strehonte Sipas raportimeve të mediave lokale, fillimisht kishte paqartësi lidhur me identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, të dhënat më të fundit tregojnë se bëhet fjalë për një 44-vjeçar me origjinë shqiptare. Ai u gjet nga një çift – një 47-vjeçar bashkëkombas dhe një 50-vjeçare greke – të cilët dyshohet se e kishin strehuar përkohësisht dhe ishin ata që njoftuan menjëherë policinë.

Policia në kërkim të provave filmike Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po mbledhin prova, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, për të verifikuar lëvizjet në zonë. Bëhet fjalë për një zonë me popullsi të rrallë, me toka bujqësore, stalla dhe disa aktivitete tregtare.

Ndërkohë, raportohet se tre persona janë marrë tashmë në pyetje nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit