Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.04.2026, 08:41
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Donald Trump do të paraqitet në një dizajn të ri pasaporte amerikane, i cili do të lëshohet në kuadër të 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve në korrik. Pasaportat do të jenë të disponueshme për çdo qytetar që aplikon, për aq kohë sa ka stok, dhe fillimisht do të shpërndahen në Agjencinë e Pasaportave në Uashington. Dizajni përfshin portretin e Trumpit të rrethuar nga teksti i Deklaratës dhe flamuri amerikan.
Ky ndryshim është pjesë e një serie iniciativash që lidhin emrin dhe imazhin e Trumpit me simbole dhe institucione shtetërore. Plane të tjera përfshijnë një monedhë ari përkujtimore dhe vendosjen e nënshkrimit të tij në kartëmonedhat amerikane. Ndërkohë, Qendra Kennedy është riemërtuar në nder të tij, një vendim që ka hasur kritika nga familja e John F. Kennedy.
Administrata ka propozuar gjithashtu projekte të mëdha ndërtimore në Uashington, përfshirë një hark monumental të quajtur “Arc de Trump” dhe ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, ku është shembur Krahun Lindor për një sallë të re balloje. Këto veprime kanë shkaktuar reagime negative dhe padi nga organizata për ruajtjen e trashëgimisë historike, të cilat pretendojnë se procedurat ligjore nuk janë ndjekur siç duhet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR