Një qytetar ka ngritur shqetësimin për situatën problematike të krijuar së fundmi në zonën turistike të banjave të Bënjës, ku mungesa e hapësirave të parkimit po shkakton vështirësi të shumta për vizitorët.
Sipas raportimit, fluksi i lartë i turistëve, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit turistik, nuk përballohet nga infrastruktura aktuale e parkimit. Si pasojë, automjetet parkohen në mënyrë të çrregullt, duke krijuar kaos dhe pengesa në qarkullim.
Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me moslejimin e përdorimit të tokave private për parkim të përkohshëm. Sipas qytetarëve, kjo mund të ishte një zgjidhje praktike për të lehtësuar situatën dhe për të reduktuar ngarkesën në zonë.
Qytetari apelon ndaj institucioneve përgjegjëse që ta marrin në konsideratë këtë problematikë dhe të ndërhyjnë me masa konkrete, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi i parkimit dhe të garantohet një eksperiencë më e mirë për vizitorët.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje , Fillimisht dua te te falenderoj per punen dhe perkushtimin qe keni treguar vazhdimisht ndaj qytetareve.
Eshte vertet per tu vleresuar qe je ni prezent me hallet e problematikat e cdo qytetari te ketij qyteti.
Doja te ndaja me ju nje shqetesim qe lidhet me banjat e Benjes. Kohet e fundit eshte krijuar nje situate problematike me parkimin, pasi vizitoret nuk kane hapesira te mjaftueshme ku te lene automjetet. Kjo ka sjelle kaos dhe veshtiresi per te gjithe.
Nga ana tjeter, ka edhe ankesa qe qeveria/bashkia nuk po lejon perdorimin e tokave private per parkim te perkohshem, gje qe mund te ndihmonte ne zgjidhjen e kesaj situate dhe ne uljen e kaosit, sidomos gjate fundjavave apo sezonit turistik.
Do te ishte shume e dobishme nese ky shqetesim do te mund te trajtohej dhe te merrte vemendjen e duhur, pasi prek shume qytetare dhe vizitore.
Po ju dergoj nje video ilustruese te cka te paraqita me shkrim. Faleminderit edhe njehere per angazhimin dhe shpresoj qe kjo ceshtje te mund te marre nje zgjidhje.
Faleminderit!