Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me vendosjen e gjobave duke hedhur dyshime mbi mënyrën e procedimit nga ana e policisë rrugore.
Qytetari i cili punon si shofer pranë një fabrike, thotë se më datë 12 prill 2026, në orën 09:07, është gjobitur me 2000 lekë pa u ndaluar nga efektivët e policisë për kontroll, në pikën e kolaudimit në Rinas.
Ai shton se një ditë më parë, një koleg i tij është përballur me të njëjtën situatë: i njëjti mjet pune, e njëjta shumë gjobe (2000 lekë), i njëjti efektiv policie dhe, çuditërisht, e njëjta orë – 09:07 – në të njëjtin vend.
Qytetari shpreh dyshime mbi këtë rast, duke ngritur pyetjen se si është e mundur që dy gjoba të vendosen në kushte kaq identike, madje edhe në një ditë të diel.
Ai ka dyshime se mund të bëhet fjalë për një praktikë të padrejtë, ndoshta të lidhur me identifikimin e mjetit nga ngjyra apo targat, ose për plotësim të kuotave të gjobave.
Qytetari kërkon transparencë dhe sqarim për situatën e krijuar pasi raste të tilla vënë në dyshim punën e Policisë Rrugore dhe gjobat e vendosura prej tyre.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh. Dua te ndaj nje shqetesim me ju. Jam A punoj shofer te fabrika . Me dt.12.04.2026 kam marre nje gjobe pa u ndaluar te kualidimi ne rrinas me makinen e punes. Shuma 2000 leke. Ora 09:07. Dje nje kolegu I'm po me te njejten makine ka marre nje gjobe pa u ndaluar 2000 lek nga I njejti polic Artan Malasi dhe po e njejta ore 09:07. Si eshte e mundur qe dita eshte po e diel,,dhe ora po e njejte dhe vendi po I njejte dhe I njejti polic. Apo ai eshte fixuar te ngjyra e makines dhe te targa dhe I fut nga nje gjobe per plitesim plani.
