E moshuara në Vlorë tenton t’i japë fund jetës, kërcënon se do hidhet nga ballkoni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.04.2026, 11:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një grua 80-vjeçare është kyçur në banesën e saj dhe ka tentuar t’i japë fund jetës. E moshuara, e cila jetonte e vetme, ka shkaktuar alarm tek banorët e zonës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia 3”, ku për disa minuta ajo ka qëndruar në ballkonin e apartamentit në katin e tretë, duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, ndërsa një efektiv i këtij shërbimi u ngjit me shkallë në banesë dhe arriti ta bindë të moshuarën të zbresë, duke shmangur një tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit