Një ditë para atentatit, çifti Mujeci organizoi festën e harmonisë fetare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.04.2026, 11:00

Një ditë para atentatit ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, çifti kishte organizuar një aktivitet të veçantë në fshatin Koljakaj, në shenjë të harmonisë fetare dhe bashkëjetesës komunitare.

Prej katër vitesh, Kreshnik Mujeci kishte kthyer në traditë festimin e Shën Markut së bashku me bashkëfshatarët, pranë kryqit të vendosur në malin e zonës, duke mbledhur banorë të shumtë në një atmosferë bashkimi dhe respekti reciprok.

Ky aktivitet, i zhvilluar vetëm një ditë para ngjarjes tragjike, kishte shërbyer si një moment bashkimi për komunitetin lokal, duke e bërë edhe më të rëndë humbjen e çiftit Mujeci në atentatin e ndodhur në Lezhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit